E konfirmon menaxheri i tij, “bomberi” polak qëndron te Barcelona

by admin
Spread the love

Ditët e fundit janë shtuar zërat se Robert Lewandowski është i pakënaqur me situatën e Barcelonës, me procesin e integrimit në Katalunjë dhe marrëdhëniet me lojtarët më të rinj që nuk shkojnë siç pritej.

Blerja e brazilianit Vítor Roque do të ngushtojë më tej hapësirën për polakun në fazën e avancuar.

Në këtë situatë, menaxheri i ish-futbollistit të Bayernit dhe Dortmundit, Pini Zahavi, ishte mbrëmë në Barcelonë, ku ka darkuar me presidentin Laporta

Teksa po dilte nga restoranti, Zahavi u pyet nëse Lewandowski do të qëndrojë te Barcelona. Përgjigjja e tij ishte e shkurtër dhe bindëse: “Sigurisht, do të qëndrojë”./ Super Sport


Top Channel

You may also like