E konfirmon Ambasada e Bahreinit, Investcorp po negocion që të blejë Milanin

by admin
Spread the love

Kompania Investcorp është gati të blejë Milanin. Diçka e tillë është konfirmuar vazhdimisht nisur nga mediat franceze e më pas ato italiane të cilat i dhanë edhe më shumë bujë këtij lajmi. Më pas erdhën edhe disa postime në Twitter nga emra të rëndësishëm të kompanisë.

Ndërkohë që së fundmi një tjetër konfirmim ka ardhur nga Ambasada e Bahreinit në Mbretërinë e Bashkuar. Me anë të një postimi në Twitter vetë ambasada ka treguar se tashmë Investcorp ka nisur bisedimet për të blerë aksionet e Milanit.

Ata specifikojnë se po diskutohet që Milani të blihet për një shifër rreth 1.1 miliardë dollarë. Nga ana tjetër, pasuria e vetë kompanisë shkon në rreth 42 miliardë dollarë. Ditët në vijim do të jenë edhe vendimtare për sa i përket kësaj çështjeje. /oversport.tv

You may also like