E kërkojnë gjigantët italian, Bremer: Jam gati të përballem me këdo

by admin
Spread the love

Gleison Bremer mund të konsiderohet si lojtari më i kërkuar i Torinos. Mbrojtësi brazilian po shkëlqen këtë sezon me ekipin “Granada” dhe po kërkohet me ngulm nga Interi, Milani dhe Juventusi, por jo vetëm. Ai dha një intervistë të gjatë për Torino Channel të cilën e nisi me historinë e ardhjes së tij në Torino.

“Drejtori sportiv Gianluca Petrachi më donte shumë. Më tha se do të rritesha shumë, ishte koha e duhur dhe unë pranova. Futbolli italian është shumë interesant. Më thanë se Italia është stërvitja më e mirë për një mbrojtës, pas disa kohësh them se kishte të drejtë. Seria A është maja për një mbrojtës”.

RRITJA-  “Të mësosh gjuhën është thelbësore sepse duhet të kuptosh. Pastaj mësova taktikat. Mazzarri më dha një dorë të madhe. Ai do markimin që nuk ekziston në Brazil, më thoshte gjithmonë se në zonë duhet të markosh dike dhe duhet të vendosesh mirë me trupin.

Dhe më pas bashkëpunëtori i tij Claudio Nitti më tha që nuk e luaja topin shpejt. Më bëri të përmirësohem shumë dhe shpesh ndalesha për të mësuar sekretet”.

DURIMI- “Mazzarri më thoshte gjithmonë të bëja durim. Doja të luaja, por ai më tha të prisja. Ai kishte të drejtë se unë mbolla shumë dhe tani po korr”.

SULMUESIT MË TË MIRË NË EUROPË- “Jam rritur mendërisht dhe taktikisht. Jam gati të përballem me ta, gjithmonë”.

ËNDRRA- “Të luaj me kombëtaren. Po stërvitem mirë. Unë po bëj më të mirën dhe do të doja të luaja Kupën e Botës në Katar. Unë jam duke pritur për momentin tim dhe nuk dua ta lë të kalojë”. /oversport.tv

Foto: Torino Football Club Facebook

You may also like