E kaloi Vitin e Ri në paraburgim, zbulohet se çfarë po ndodh sot me Lefter Kokën

by admin
Spread the love

Viti 2022 ka nisur me një seancë gjyqësore për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili u arrestua për aferën e inceneratorëve.

Sot rreth orës 10:45 ka nisur në Gjykatën e Posaçme të Apelit seanca ku do të shqyrtohet kërkesa e ish-ministrit Lefter Koka, që hetimi ndaj tij të bëhet në një masë me të lehtë sigurie.

Koka u arrestua më 14 dhjetor 2021 për skandalin e incineratorëve, ndërsa GJKKO caktoi në datën 16 dhjetor masën e sigurisë “arrest me burg” dhe aktualisht ai po mbahet në paraburgimin e 313.

SPAK akuzon Lefter Kokën për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion për incineratorin e Elbasanit. Ndërkohë në kërkim janë dhe administratorët e firmave fituese të incineratorit, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

Lefter Koka ka shërbyer si ministër i Mjedisit në qeverinë “Rama” përgjatë viteve 2013-2017 dhe më pas ka qenë deputet deri në vitin 2021. Kujtojmë që Lefter Koka u rizgjodh deputet i qarkut të Durrësit në zgjedhjet e 25 prillit, por hoqi dorë nga mandati.

You may also like