E gjithë bota pret debutimin me Al Nassr por askush nuk ka të drejta televizive. Ku do e shohim Ronaldon? – Shqip

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo zbriti dje në mbrëmje për herë të parë në qytetin e Riad të Arabisë Saudite. Sot do t’i nënshtrohet edhe vizitave mjekësore për të qenë i gatshëm më pas për ndeshjen e kampionatit ndaj Al-Tai në shtëpi, më 5 janar.

E gjithë bota po pret debutimin e tij por çuditërisht, askush përveç televizionit vendas nuk ka të drejta televizive ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka të drejtë vetëm rastet kryesore. Nëse nuk ka zhvillime të momenteve të fundit, rreziku është i madh që debutimi i Ronaldos me klubin e Al-Nassr të mbetet në errësirë.

Al-Nassr është në vendin e parë në kampionat dhe synon ta mbyllë po aty për t’u kualifkuar më pas në Champions League të Afrikës ku objektivi tashmë është mjaft i qartë.

You may also like