E FUNDIT: Salah dhe menaxheri i tij refuzojnë ofertën e fundit të Liverpool – egjiptiani mund të largohet nga ‘Anfield’ me parametra zero

by admin
Spread the love

Liverpool rrezikon të humbasë me parametra zero vitin e ardhshëm Mohamed Salah. Egjiptiani është në vitin e fundit të kontratës me të kuqtë (kontrata skadon në qershor të vitit 2023), teksa klubi prej kohësh ka nisur negociatat për rinovim.

Por, deri më tani nuk ka lajme pozitive për trajnerin Jurgen Klopp, pasi Salah dhe agjenti i tij kanë refuzuar edhe ofertën e fundit nga drejtuesit e klubit. 29-vjeçari nuk është i kënaqur me aspektin financiar dhe për momentin nuk ka asnjë progres mes palëve.

Ndërkohë, Salah e ka bërë të qartë dëshirën e tij për të qëndruar në Anfield Road ndërsa në klub vlerësojnë edhe faktin që sulmuesi pavarësisht situatës jashtë fushe, sa herë vesh fanellën e kuqe jep gjithnjë maksimumin.

Por, topi mbetet në anën e klubit anglez që duhet të “zbrazin më shumë xhepat” për të mbajtur në skuadër lojtarin më të dalluar në radhët e tyre dhe që në sezonet e fundit falë paraqitjeve është shndërruar në idhullin e tifozëve.

You may also like