E Fundit: Përforcim i madh për klubin anglez/ Mbyll marrëveshjen me Donny van de Beek

by admin
Spread the love

Futbollisti i Manchester United, Donnie van de Beck, do të veshë fanellën e Liverpoolit në fund të sezonit, raporton Fabrizio Romano, gazetari më i besueshëm kur bëhet fjalë për transferimet.

Holandezi, i cili mbërriti te United në verën e vitit 2020 për 39 milionë euro, nuk arriti të imponohej te Ole Gunnar Solskjaer, si dhe gjithashtu nuk është në planet e trajnerit të tanishëm, Ralf Ragnick.

Huazimi ishte zgjidhja e vetme logjike dhe futbollisti zgjodhi Evertonin.

Për shërbimet e futbollistit 24-vjeçar u interesua edhe Crystal Palace, por historisë i është bashkuar edhe Evertoni të shtunën dhe ka arritur ta përfundojë punën shumë shpejt.

Klubi nga “Goodison Park” do të marrë përsipër të gjithë pagën e Van de Beck deri në qershor, me një tarifë shtesë për huazimin.

You may also like