E fundit, ndryshon çmimi i karburanteve, ja sa shiten nga sot nafta dhe benzina

by admin
Spread the love

Bordi i Transparencës vendosi sot që të ul sërish çmimin e naftës, ku sipas njoftimit një litër naftë do të shitet nga sot me 223, nga 227 lekë që ishte në vendimin e fundit.

Benzina do të tregtohet me 209 lekë, nga 210 lekë që ishte më parë.

Çmimi i gazit është 74 lekë/litër, i pandryshuar.

Çmimet e vendosura janë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 223 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 211 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 209 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 197 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 74 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 62 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 130 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 13 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

You may also like