E ftuar në SportItalia Mercato, Cindy Marina pushton mediat italiane

by admin
Spread the love

Të henën në darkë, pantera e Oversport, Cindy Marina ishte e ftuar në programin e famshëm italian SportItalia Mercato në televizionin më të ndjekur sportiv në Itali.

Ajo foli për karrierën e saj si vollejbolliste e kombeëtares Shqiptare, për eksperiencën si Miss Universe Albania 2019 dhe gjithashtu për punën e saj të re si prezantuese e kampionatit italian në Shqipëri.

Bashkë me Oversport, ajo sjell për herë të parë për Shqiperinë drejtpërdrejt nga stadiumet italiane ndeshjet më të rëndësishme të Serie A.

Cindy ndër të tjera shprehu dashurinë e madhe për sportin dhe gjithashtu magjinë e emocioneve që të jep kampionati italian i futbollit.

Në fund të emisionit Cindyt iu propozua nga drejtuesi i emsionit që të zëvendësonte prezantuesen Italiane Giusy Meloni, por Cindy tha se do të ishte më mirë që së bashku me prezantuesen italiane të prezantonin ndeshjet e kampionatit italian për Shqipërinë. /oversport.tv

You may also like