“E fika TV kur nisi festa e United”, Arnold: S’i shihja dot të lumtur

by admin
Spread the love

Liverpool-Manchester United është supersfida e ditës së sotme në Premier League. 

Rivaliteti mes dy skuadrave dhe tifozëve është shumë i madh. Trent Alexander-Arnold është rritur te Liverpooli dhe prej vitesh po luan e fiton me skuadën e zemrës.

Në një prononcim përpara duelit të sotëm, mbrojtësi i djathtë komentoi fitimin e EFL Cup nga Manchester United, që mposhti 2-0 Newcastle në finale.

“E pashë ndeshjen, por sapo nisën përgatitjet për ngritjen e trofeut e fika televizorin. Nuk ka shanse të shoh një skenë të tillë. Sigurisht që të djeg të shohësh United duke ngritur një trofe”.


Top Channel

You may also like