“E duam sërish Superkupën”, Inzaghi: Për Serinë A nuk luftojmë vetëm me Juven!

by admin
Spread the love

Interi është gati të zbresë në fushë në Riad për të mbrojtur trofeun e Superkupës së Italisë edhe në versionin e ri “Final Four”.

Trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi, kë konferencën për shtypin para gysmëfinales me Lazion, deklaroi:

“Është objektivi i parë i sezonit, ne e kemi fituar në dy vitet e fundit dhe duam ta fitojmë sërish këtë vit. Por si Interi, edhe Napoli, Fiorentina dhe Lazio kanë të njëjtat ambicie”.

Merkatoja e Interit: “Kam një klub të rëndësishëm që po mendon për këtë, jam i kënaqur me katër sulmuesit që kemi në skuadrën tonë, të cilët na kanë dhënë kënaqësi në këtë pjesë të parë të sezonit”.

Interi, favorit në Superkupë: “Le të themi që të stërvitesh dhe të luash te Interi duhet të jesh mësuar me presionin. Ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën, duke e ditur që do të përballemi me një ekip që na krijoi vështirësi në ndeshjen e fundit që ne e fituam”.

Deklarata e Allegrit mbi “policët dhe hajdutët”: “Kam dëgjuar dhe lexuar diçka…. Mendoj se është një dialektikë normale e botës së futbollit, e kam jetuar për shumë vite dhe prandaj e di. Ajo që mund të them është se në kampionat është një duel i bukur mes Interit dhe Juventusit, por nuk do ta harroja Milanin: ata janë vetëm disa pikë larg, me një skuadër të shkëlqyer, që tani po ecën mirë. Mendoj se lufta i përfshin edhe ata.”

Lukaku nuk e votoi: “Ka votuar tre kolegë shumë të mirë. Mund të them që në Londër, të hënën në mbrëmje, nuk isha vetëm, isha së bashku me stafin tim, menaxherët e mi, presidentin, djemtë e këtij viti dhe të vitit të kaluar. Jam shumë i kënaqur që jam nominuar për çmimin e trajnerit më të mirë, jam i lumtur kështu.”


Top Channel

You may also like