E dashura e tij gjimnaste është shtatzënë

by admin
Spread the love

Lidhja e presidentit rus Vladimir Putin dhe gjimnastes Alina Kabeava mori jehonë pas fillimit të luftës, teksa të shumtë ishin ata që ‘gërmuan’ për të zbuluar rrethin e ngushtë që rrethonte Putinin.

Asnjëherë nuk ka pasur një konfirmim, edhe pse thuhet që çifti ka pasur një lidhje jashtëmartesore prej vitesh, e po ashtu që janë prindër dhe të dy djemve, të cilëve presidenti nuk u ka njohur atësinë.

Megjithatë, tashmë, General SVR, media ruse e cila thuhet se drejtohet nga një ish-agjent i shërbimit informativ të Rusisë, raporton se gjimnastja është sërish shtatzënë me fëmijën e Vladimir Putin. Sipas kanalit televiziv, kjo shtatzani nuk ishte e planifikuar dhe e ka zënë në befasi liderin 69-vjeçar.

“Putin zbuloi se zonja e tij ishte përsëri shtatzënë, dhe me sa duket kjo nuk ishte planifikuar. Ne kemi raportuar tashmë se dje, presidenti rus Vladimir Putin, sipas dëshmitarëve okularë, dukej i dëshpëruar dhe disi i përmbajtur. Kjo është e kuptueshme pasi dje Putin mësoi se bashkëjetuesja e tij afatgjatë dhe nëna e fëmijëve të tij, Alina Kabaeva, ishte shtatzënë me një tjetër fëmijë në një kohë të jashtëzakonshme”, raporton General SVR.

Ky kanal televiziv është i njëjti që publikoi lajmet për shëndetin e brishtë të Putinit, gjë që përflitet shumë gjatë kësaj kohe në Rusi.


You may also like