E bujshme/ Ronaldo drejt Napolit, Manchester United bën ofertën e parezistueshme

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo drejt Napolit. Kështu raporton e përditshmja torineze “Tuttosport”, që zbulon se Manchester United u ka bërë napolitanëve një propozim shumë joshës dhe tani i takon yllit portugez të thotë fjalën e fundit.

Propozimi ka gjetur miratimin e presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, i cili aktualisht është duke diskutuar edhe me menaxherin e Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, për të kompletuar transferimin në ditët e fundit të merkatos.

Ylli portugez është i pakënaqur në “Old Trafford”, pasi nuk shihet si titullar nga trajneri Ten Haag dhe për më tepër, dëshiron të luajë në një skuadër që garon në grupet e Champions League, diçka që Manchester United nuk ia ofron dot këtë sezon.

Nëse marrëveshja do të realizohet me sukses, atëherë anglezët do të kompletojnë sulmin me 24-vjeçarin Osimhen dhe do të heqin dorë nga braziliani Antony, i Ajaxit, por në të njëjtën kohë do të “heqin qafe” edhe Cristiano Ronaldon, që është shndërruar në një barrë të rëndë në dhomat e zhveshjes.


Top Channel

You may also like