E bujshme nga Franca, Ramos mund të tërhiqet nga futbolli prej dëmtimeve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kalvari i gjatë i dëmtimeve mund ta detyrojë Sergio Ramos që t’i japë fund futbollit. Lajmin e bën të ditur “Le Parisien”, që i ka dedikuar një shkrim mbrojtësit spanjoll duke shkruar se këto probleme fizike po e bëjnë të mendojë realisht shkëputjen nga futbolli.

Dëmtimi i fundit që ka pësuar mbrojtësi i PSG-së është i ngjashëm me atë që vuajti në sezonin e fundit me Realin, me diferencën që këtë herë e ka në gjurin e djathtë dhe jo në të majtin. Në sezonin e kaluar ai luajti 2 ndeshje në dhjetor dhe 1 në janar, pastaj e kishte të pamundur.

Për “Le Parisien” ka folur mjeku Jean Marcel Ferret, i cili thotë se këto dëmtime janë shumë të rrezikshme sepse nuk dihet koha e rikuperimit të tyre dhe se muskuli apo tendinat janë të konsumuara dhe kanë marrë goditje gjatë gjithë kohës.

Ramos do ta ketë të vështirë që të luajë kundër Realit të Madridit në Champions, por më e keqja e mundshme është që mund t’i japë lamtumirën futbollit në fundin e këtij sezoni. / oversport.tv

You may also like