E bujshme, ish-sulmuesi i Juventusit dënohet me 6 vite burg

by admin
Spread the love

Manolo Portanova dënohet me 6 vite burg nga gjykata e Sienës për dhunë seksuale në grup. Bashkë me sulmuesin e Genoas, është dënuar dhe xhaxhai i tij po me aq vite dënim.

Kjo ngjarje ndodhi në mbrëmjen e 30 dhe 31 majit të vitit 2021 në një apartament në qendër të Sienës. Portanova mori pjesë personalisht në seancën që u zhvillua me dyer të mbyllura, së bashku me avokatët e tij. Përveç dënimit prej 6 vitesh heqje lirie, gjykatësi i përcaktoi futbollistit një dëmshpërblim me një pagesë prej 100 mijë euro në favor të vajzës me të cilën ai abuzoi seksualisht.

Vajza raportoi se ishte përdhunuar nga tre të pandehur më të rritur gjatë një feste private në një apartament të qendrës historike të Sienës. Në shtator, viktima hodhi poshtë një ofertë për dëmshpërblim që u paraqit nga avokati mbrojtës i lojtarit. /oversport.tv

Foto: Genoa CFC, Facebook

You may also like