E bllokuar nga deti, ekonomia e Ukrainës humbet 170 milionë dollarë në ditë

by admin
Spread the love

Ukraina po humbet 170 milionë dollarë çdo ditë kur shkëputet nga deti, ka thënë kryeministri i vendit, Denys Shmyhal. Sipas tij kapaciteti kombëtar i eksportit në Ukrainë ishte më shumë se përgjysmuar.

“Nëntëdhjetë milionë tonë prodhime bujqësore, të cilat Ukraina planifikoi të eksportonte në vendet e Azisë, Afrikës dhe Evropës, janë bllokuar”, tha Shmyhali, duke folur në qytetin jugor të Odesës së bashku me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

SHBA tha të hënën se do të pezullojë tarifat për çelikun ukrainas për një vit, duke përmendur dëmin që lufta i ka shkaktuar industrisë.

Në vitin 2018, presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Donald Trump, vendosi një tarifë prej 25% për importet e çelikut nga vende të huaja duke përfshirë Ukrainën.

SHBA-ja ra dakord të lehtësojnë tarifat e kohës së Trumpit për dërgesat e çelikut dhe aluminit në Mbretërinë e Bashkuar në mars.

Kjo pasoi marrëveshjet e mëparshme me Bashkimin Evropian dhe Japoninë mbi taksat e diskutueshme.

Rruga Press

You may also like