E ardhmja te Bayern Munich, Lewandowski: Nuk është e lehtë për mua

by admin
Spread the love

Robert Lewandowski fitoi një tjetër titull kampion me fanellën e Bayern Munich dhe e ndëshkoi sërish Borussia Dortmund, sikur ka bërë zakonisht.

Polaku është nën kontratë deri më 30 qershor 2023 me bavarezët dhe palët po bisedojnë për rinovimin.

Pas ndeshje kundër verdhezinjve, Lewandowski ka folur për Sky: “Do ketë një takim së shpejti, por asgjë e veçantë nuk ka ndodhur deri tani.

Unë gjithashtu jam duke parë se çfarë po ndodh. Situata nuk është aq e lehtë për mua”. Leëandoëski kërkohet me ngulm nga Barcelona, madje në Spanjë janë të sigurt që do u bashkohet atyre. / oversport.tv

Foto: FC Bayern Munchen, Twitter

You may also like