E ardhmja e Spallettit në udhëkryq, Napoli ka gati tre alternativa

by admin
Spread the love

Pas humbjes me përmbysje kundër Empolit, Luciano Spelleti kërkoi grumbullim të skuadrës për të mbledhur forcat dhe për tu rinisur edhe njëherë për pjesën e mbetur të kampionatit. Grumbullimi u përkthye në një darkë me të gjithë skuadrën për të ruajtur frymën e mirë dhe për të shuar dhe ato probleme të vogla të cilat u shfaqën pas humbjes tronditëse në Carlo Castellani.

Trajnerit i Napolit i gëzohet besimit që ka nga presidenti De Laurentis por kjo nuk do të thotë që skuadra e tij duhet të flejë e qetë në 4 javët e mbetura. Fundi i sezonit mund të sjellë të papritura në stol në rast se situate do të degjenerojë në ndeshjet e mbetura dhe kualifikimi në Champions League do të dështojë në metrat e fundit.

Gati për të marrë pozicionin e Luciano Spelletit te Napoli, janë menjëherë Vincenzo Italiano, Gian Piero Gasperini e Roberto De Zerbi. Megjithatë  përpara se të bëhen llogaritë me të ardhmen duhen bërë njëherë ato me të tashmen. Spalleti ka një edhe një vit në kontratë, dhe do të përfitonte rreth 3 milion euro neto në sezon në rast shkarkimi. Italiano është alternative që preferon më së shumti DeLaurentins.

Trajneri i Fiorentinës mund të lirohet nga Firence falë klauzolës së veçantë që parashikon pagesën prej 10 milion euro në klubin vjollcë nëse kjo ndodh përpara 15 qershorit. Sa i përket Gasperinit, tekniku i Atalantës ka qenë pranë Napolit edhe në kohën e Mazzarit dhe Ancelottit ndërsa De Zerbi mund të afrohet në Napoli pas situatës së vështirë me luftën në Ukrainë. /oversport.tv

You may also like