E ardhmja e Lewandowski, trajneri Julian Nagelsmann jep përgjigjen e tij

by admin
Spread the love

Robert Lewandowski ka nisur bisedimet me Bayern Munich për rinovimin e kontratës. Palët kanë pasur një takim dhe pritet të kenë edhe një tjetër.

Bavarezët e kanë vullnetin për të nënshkruar një marrëveshje të re, por nga ana tjetër duan të jenë të kujdesshëm me pjesën e financave pasi pandemia i ka goditur ndjeshëm.

Në lidhje me të ardhmen është pyetur së fundmi edhe trajneri Julian Nagelsmann, i cili qartazi është shprehur se e do në ekip sa më shumë polakun.

“E di që Lewandowski është nën kontratë me ne dhe shpresoj që ai të vazhdojë të shënojë gola për ne”, është shprehur Nagelsmann në konferencën para ndeshjes me Borussia Dortmund. / oversport.tv

Foto: FC Bayern Munchen, Facebook

You may also like