E ardhmja e Koulibaly shqetëson Napolin, tre gjigantë pas mbrojtësit

by admin
Spread the love

E ardhmja e Kalidou Koulibaly vazhdon të shqetësojë ambientin e Napolit. Qëndrimi i tij në Itali nuk është ende i sigurt dhe për shërbimet e mbrojtësit senegalez janë vënë në lëvizje shumë gjigantë europianë.

Sipas asaj që raporton fichajes.net, në luftë për të janë të paktën tre ekipe. Real Madridi është një nga kantidatët kryesorë për të marrë shërbimet e tij. Megjithatë, do të jetë një “El Clasico” në merkato pasi për të interesohet shumë edhe Barcelona që ka një kohë të gjatë që po e studion mbrojtësin.

Një tjetër rival i fuqishëm është edhe Manchester City. Një mbrojtës që luan shumë mirë me topin është padyshim një objektiv i Guardiolës dhe te mbrojtësi tekniku spanjoll shikon lojtarin ideal për skemat e tij.

Megjithatë, mundësia që ai të qëndrojë te Napoli nuk është e vogël pasi vetë Koulibaly është i dashuruar me qytetin dhe trajtimin që po merr aty. I vetmi problem mund të jetë dëshira e lojtarit për të provuar një eksperiencë më të madhe në Europë, dhe një nga këto klube do t’ia garantonin këtë gjë padyshim. /oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli, Twitter

You may also like