E ardhmja e Belottit? Vagnati: Do të bisedojmë në fund të vitit

by admin
Spread the love

Është folur shumë për mundësinë reale që Belotti ka për t’u larguar nga Torino në fundin e sezonit dhe për të shkuar te Milani. Ai është një tifoz që prej fëmijërisë me kuqezinjtë dhe e ka bërë publike dëshirën për t’u transferuar një ditë në Milano.

Megjithatë, për të ardhmen e Belottit foli edhe drejtori sportivi i Torinos, Davide Vagnati. Në një intervistë të dhënë për DAZN, ai tha se së bashku me lojtarin do të flasin në fundin e vitit dhe më pas do të shohin se çfarë do të ndodhë.

“Ju më pyesni çdo javë. Jam i sigurt që nga tani deri në fund të vitit Belotti do të na japë një dorë të mirë. Pastaj në fund të vitit do të flasim me njëri-tjetrin dhe do të shohim se çfarë është më e mira për të gjithë.” /oversport.tv

You may also like