Dyvjeçari vret aksidentalisht me pistoletë nënën shtatzënë

by admin
Spread the love

Një dyvjeçar në SHBA i ka marrë jetën nënës së tij me një armë zjarri që gjeti në dhomën e gjumit të prindërve të tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Norwalk, Ohio ndërsa 31-vjeçarka Laura Ilg ishte shtatzënë në muajin e tetë.

Vogëlushi e qëlloi të ëmën teksa ajo ishte kthyer me shpinë dhe po vendoste rroba për t’u larë në makinën larëse.

Nëna e dyvjeçarit mundi që të merrte ambulancën në telefon duke u shpjeguar se çfarë kishte ndodhur, por humbi jetën në spital. Të dhomën e prindërve të dyvjeçarit policia gjeti gjithashtu edhe një pistoletë tjetër në një tryezë.

Bashkëshorti i 32-vjeçares, i cili nuk ishte prezent kur ndodhi ngjarja, u shpreh se armët ishin të tijat.

Artikulli paraprakVuçiç: Do të shkoj në Bruksel, por nuk do të flas me Kurtin

You may also like