Dyshime për më shumë viktima nga grupi paramilitar serb që vrau policin Bunjaku. Svelca: Të lidhur me Vuçiç

by admin
Spread the love

Një ditë pas sulmit që një grup paramilitar serb kreu në Zveçan, duke i marrë jetën rreshterit Afrim Bunjaku, policia e Kosovës gjatë një konference për mediat ka ekspozuar të gjithë arsenalin e armëve që ka sekuestruar në operacionin e zhvilluar në manastirin e Banjskës.

Policia kishte njoftuar më herët se grupi me 30 anëtarë, i cilësuar terrorist nga qeveria në Prishtinë ka qenë i pajisur me një sasi të madhe armatimi.

Njësia Speciale ka gjetur brenda manastirit ku serbët u strehuan qindra armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, mitralozë, raketahedhës, kallashnikov, eksploziv etj…

Autoritetet kosovare dyshojnë se disa prej sulmuesve mund të jenë ende brenda territorit të Kosovës, ndërsa ata që janë larguar kanë ikur duke shfrytëzuar terrenin. Aksioni i policisë së Kosovës, po vijon edhe sot.

Njësitë profesionale të organizuara dhe të mbështetura politikisht, financiarisht dhe logjistikisht nga Serbia. Ata individidë përveç aftësive dhe armatimit që kanë poseduar kanë pasur dhe mjete të rënda si autoblindë dhe mjete metë cilat janë zhvilluar operacionin e tyre.

Në shkëmbimin e zjarreve kanë mbetur së paku tre të vrarë nga ta ndërsa janë arrestuar dy të tjerë. 6 terroristë të plagosur po trajtohen në spital dhe kërkojmë nga Serbia që ata t’ia dorëzojnë menjëherë autoriteteve të Kosovës që t’i përgjigjen drejtësisë për aktet e tyre terroriste”, tha ministri Sveçla.

The post Dyshime për më shumë viktima nga grupi paramilitar serb që vrau policin Bunjaku. Svelca: Të lidhur me Vuçiç appeared first on American Eye.

You may also like