Dyndje tifozësh në “Olimpico”, sfida Roma-Salernitana thyen rekorde

by admin
Spread the love

Ka pasur një numër rekord tifozësh të pranishëm në sfidën Roma-Salernitana, që është transmetuar live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Kanë qenë plot 64.266 tifozë të pranishëm në “Olimpico” (mes të cilëve mbi 5 mijë familje), po aq sa në sfidën Roma-Barcellona (3-0) të vitit 2018.

Duke përjashtuar ndeshjet e mëdha dhe lamtumirat e Tottit dhe De Rossit, kjo e sotmja është edhe ndeshja e verdhekuqve me më shumë publik në Serie A, që nga sezoni 2001-02. Klubi kryeqytetas ka arkëtuar 888.950 euro nga kjo përballje.

Tifozët po tregojnë qartë mbështetjen e tyre për skuadrën, pasi edhe për ndeshjen e të enjtes kundër Bodo/Glimt janë shitur që tani mbi 62 mijë bileta. / Oversport.tv

Foto: AS Roma Twitter

You may also like