Dybala vendimtar për Romën, Fiorentina dorëzohet pa kushte në Stamboll

by admin
Spread the love

Pas disfatës në Bullgari në ndeshjen e parë të grupit, Roma reagon duke mposhtur 3-0 HJK Helsinkin në “Olimpico”.

Skuadra e Mourinhos nuk arrin që të zhbllokojë rezultatin në pjesën e parë, pavarësisht superioritetit numerik, por shpërthen në pjesën e dytë.

Dybala zhbllokon sfidën sapo hyn në fushë, Pellegrini dyfishon pak minuta më vonë, ndërsa Belotti vulos fitoren, duke shënuar golin e tretë.

Fiorentina është mposhtur 3-0 në Stamboll nga Basaksehir në Conference League. Një dygolësh I Gurler dhe një gol I Traore kanë vulosur fatin e kësaj sfide. Toskanët kanë vetëm një pikë pas 2 ndeshjeve të para në grup. /Oversport.tv

Foto: as Roma Twitter

You may also like