Dybala ndryshon planet e Interit, Lautaro mund të largohet drejt Atleticos

by admin
Spread the love

Lamtumira e paralajmëruar e Paulo Dybalës ka vënë përballë Interin dhe Atletico Madridin, por jo vetëm, për shërbimet e sulmuesit argjentinas. Megjithatë, ky nuk është i vetmi lojtar që të dy ekipet do të kenë “prerje” gjatë merkatos së verës.

Sipas asaj që raporton Calciomercato.com, agjenti i Dybalës është takuar me drejtuesit e Interit dhe zikaltrit aktualisht janë favorit për shërbimet e tij. Megjithatë, nga ana tjetër, Atletico po mendon t’i rrëmbejë Interit sulmuesin Lautaro Martinez.

Interesi i Diego Simeones për Lautaron nuk është i ri pasi e ka kërkuar atë që në vitin 2018. Në atë kohë Interi mposhti konkurrencën e madrilenëve duke e afruar atë nga Racing në Milano.

Tani gjithçka ka ndryshuar. Me Dybalën që mund të vijë tek Interi me parametër zero dhe problemet financiare që mund të kenë zikaltrit, Lautaro mund të sakrifikohet.

Ai mund të krijojë të ardhura për të sjellë në Milano më pas Frattesin dhe Scamaçan, ndërsa Dybala do të ishte një profil ideal për të zëvendësuar bashkëatdhetarin e tij. /oversport.tv

You may also like