Dybala mban në ankth Juventusin, Cuadrado lihet pushim prej etheve

by admin
Spread the love

Juventusi po përgatitet për ndeshjen kundër Samdporias dhe për trajnerin Massimiliano Allegri nuk ka ndonjë lajm të mirë sa i përket infermierisë.

De Sciglio dhe Chiellini vazhdojnë të qëndrojnë jashtë dhe po punojnë veçmas grupit, për shkak të dëmtimeve, kurse Cuadrado është lënë pushim për shkak të etheve.

Shqetësimi kryesor është Paulo Dybala, i cili ka probleme muskulore. Edhe sot kapiteni ka punuar në palestër, ndërsa më pas në fushë nuk është stërvitur me top.

Sa i takon mbrojtësit Alex Sandro, ai po stërvitet në palestër dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e Champions League ndaj Villareal. / oversport.tv

You may also like