Dybala humb durimin me Interin, gati të transferohet në një tjetër ekip të Serie A

by admin
Spread the love

Pas lajmeve të fundit se Paulo Dybala ka pranuar ofertën e Interit, një detaj mund ta bëjë yllin argjentinas të ndryshojë mendim. Koha që Interi ka kërkuar për të krijuar hapësirë për Dybalën mund të bëjë këtë të fundit të humbasë durimin dhe të transferohet në një tjetër klub.

Në këtë aks, është gati të ndërhyjë sërish Roma e cila pak kohë më parë ka caktuar Francesco Tottin të diskutojë me Dybalën për një transferim të mundshëm. Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, Dybala mund të pranojë ofertën e Romës, ndërsa personalisht në këto negociata është future edhe trajneri Jose Mourinho.

50 milionë eurot që Roma mund të grumbullojë nga shitja e Nicolo Zaniolos në drejtim të Juventusit mund të zhbllokojnë gjithçka që Dybala të udhëtojë drejt kryeqytetit italian. Megjithatë, ende asnjë lëvizje zyrtare nga të dyja palët me Interin që vazhdon të mbetet në “pole position” pasi është destinacioni i preferuar i “La Joyas”. /oversport.tv

You may also like