Dybala drejt largimit, Juventusi e ka gjetur zëvendësuesin e tij

by admin
Spread the love

Paulo Dybala nuk do të rinovojë me Juventusin, por drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” e kanë piketuar që tashmë zëvendësuesin e tij. Sipas asaj që raporton Tuttomercatoëeb.com, Allegri ka kërkuar që në vend të sulmuesit argjentinas të afrohet Nicolo Zanioli.

Kontrata e Zaniolos përfundon në vitin 2024, dhe palët nuk kanë rënë ende dakord për të rinovuar kontratën. Për rrjedhojë, merkato e verës është mundësia e fundit ku Roma mund të marrë një shumë të konsiderueshme parash nga shitja e tij.

Pikërisht nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi që duket se ka edhe aprovimin e lojtarit për të nisur negociatat. Bëhet fjalë për një shumë rreth 40 milionë eurosh që do të bënte të mundur transferimin e Zaniolos te Juventusi. /oversport.tv

You may also like