Dy vjet nga fitorja në Gostivar, Taravari fillon fushatën “Komunë n’punë”

by admin
Spread the love

Kryetari i Komunës së Gostivarit njëherit edhe kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” filloi fushatën “Komunë n’punë #2vjet”, ku qytetarët do të informohen për punën e realizuar gjatë dy viteve qeverisje me komunën e Gsotivarit.

Qëllimi i fushatës “Komunë n’punë” është llogaridhënia dhe transparenca ndaj qytetarëve për punët e realizuara të cilët zgjodhën për herë të dytë kryetarin Arben Taravari në krye të komunës së Gostivarit.

Fushata përfshin projekte për punët e realizuara të Komunës dhe ndërmarrjeve publike komunale në infrastrukturë, arsim, kulturë, mbrojtje sociale dhe fusha të tjera në kompetencë të komunës.

Ndryshe, Aleanca për Shqiptarët me në krye Arben Taravarin si kandidat për kryetar komune, fitoi BDI-në me 5.703 vota dallim, gjegjësisht Arben Taravari 18.685 vota dhe kandidati i BDI-së, Nevzat Bejta 12.982.

You may also like