Dy të vrarë e disa të plagosur nga një sulm me thikë në Gjermani

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Disa persona janë plagosur dhe dy u vranë në një sulm me thikë të mërkurën, në trenin RE 7 nga Kieli në Hamburg në qytetin e vogël të Brokstedtit (Schleswig-Holstein)

Një tjetër person ndodhet ende në rrezik për jetë. Sipas dëshmitarëve okularë, në tren ka shpërthyer paniku.

“Një udhëtar goditi përreth tij me thikë gjatë udhëtimit nga Kieli në Hamburg në ekspresin rajonal, duke plagosur të paktën pesë persona dhe duke vrarë dy persona”, tha një zëdhënës i policisë federale, transmeton portali Shtegu.

Sipas informacioneve të gazetës “Bild”, dyshohet se autori është sirian. Sipas një zëdhënëse të Ministrisë së Brendshme, ai është nga 25 deri në 40 vjeç.

Nëntë ambulanca, tre mjekë të urgjencës dhe një helikopter shpëtimi nga Hamburgu janë në veprim. Kur u arrestua, i dyshuari kishte lëndime në duart e tij. Sipas policisë, ai ia kishte shkaktuar vetvetes plagët.

Autori ndodhet në spital duke u ruajtur nga policia.

You may also like