Dy të arrestuar për hapjen e kalimit ilegal mes Murit të Madh Kinez (fotot)

by admin
Spread the love

Të dyshuarit pranuan se kishin përdorur një ekskavator për hapjen me thyerje të një kalimi në seksionin e epokës Ming të Murit, në provincën e Shanxi, njoftonin mediat vendase.

Policia vendase kishte ndjekur gjurmët e lëna nga makineritë e rënda që ishin përdorur për thyerjen e murit të vjetër, që raportohet se është ndërtuar nga perandorët e Kinës për të penguar pushtimet e huaja.

Të dyshuarit pranuan gjatë marrjes në pyetje se kishin haur kalimin në mur për të reduktuar kohën e udhëtimeve vendase, thonin mediat vendase.

Ndërtimi i Murit të Madh Kinez, i cili është i ndarë në disa pjesë që arrijnë në një total prej disa mijëra km, raportohet se ka nisur prej shekulli të tretë dhe ka vijuar për disa shekuj të tjerë.

Seksioni në fjalë është rreth gjashtë orë larg me makinë nga kryeqyteti Pekin, dhe daton prej dinastisë kineze Ming, që mbretëronte në shekujt e 14 deri të 17-të.

Mediat raportonin dje se të dyshuarit kishin shkaktuar dëme të parekuperueshme ndaj murit, në një pjesë që cilësohej si e ruajtur mirë dhe me vlera kërkimore.

Në imazhet televizive në Kinë shihej një rrugë me pluhur që ishte hapur përtej murit, në një pjesë të ngritur toke që ngjante me mbetje të barrierës së lashtë.

“Dy të dyshuarit janë ndaluar në përputhje me ligjin ndërsa ngjarja vijon të hetohet”, thonin mediat kineze.


Top Channel

You may also like