Dy sulmues për të ndezur entuziazmin e tifozëve të Milanit

by admin
Spread the love

Pasi ka siguruar shërbimet e Loftus-Cheek, Milani vijon punën në merkato për të sjellë të tjerë futbollistë që do të kompletonin organikën e Stefano Piolit dhe njëkohësisht do të rrisnin entuziazmin e tifozëve, të ulur ndjeshëm pas largimit të Maldinit.

Kështu dy emra të rinj kanë përfunduar së fundi në krye të agjendës së drejtuesve kuqezi dhe bëhet fjalë për Nicolo Zaniolon e Adama Traore. Italiani u kërkua edhe në janar, por atëherë përfundoi te Galatasaray, teksa Milani tani është gati ta rikthejë në Serinë A.

Zaniolo është shumë i përshtatshëm taktikisht, pasi mund të luajë si fantasist, por edhe në të dy krahët e sulmit, duke i dhënë shumë mundësi zgjedhjeje Stefano Piolit. Italiani është zgjedhja e parë për Milanin, që nëse nuk arrin ta rikthejë, atëherë do të hedhë vëmendjen nga amerikani Pulisic, që nuk po gjen hapësira te Chelsea.

Sa i përket anësorit Traore, ai shihet si profili ideal për krahun e djathtë, aty ku Messias e Saelemaekers nuk kanë arritur të bindin plotësisht. Kuqezinjtë do të provojnë ta marrin në huazim nga anglezët e Wolves. /Supersport


Top Channel

You may also like