Dy personave u sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë

by admin
Spread the love

Policia ka bërë të ditur dy personave u janë sekuestruar dy armë zjarri në Prishtinë, pesë karikatorë dhe 271 fishekë.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se ndaj dy personave, janë inicuar raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, përcjell Klankosova.tv.

“Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot nga hetuesit e stacionit policor Veriu në Prishtinë, pas raportimit të një rasti kanosje (me 29.04.2023), dy personave u janë sekuestruar:  dy armë zjarri pesë karikatorë dhe 271 fishekë. Ndaj dy personave, janë inicuar raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like