Dy muaj e gjysmë pa humbje, Partizani “abonohet” me barazimet

by admin
Spread the love

Partizani nuk po kalon një periudhë të mirë, teksa në pesë ndeshjet e fundit ka marrë vetëm pesë pikë, duke regjistruar vetëm barazime.

Skuadra e Arbër Abilaliajt nuk ka arritur dot që të ketë shkëlqim, teksa ka marrë katër barazime 1-1 ndaj Egnatias, Teutës, Tiranës dhe Skënderbeut, ndërkohë që pa gola u nda me Dinamo Cityn. Megjithatë të kuqtë janë të qetë në vendin e dytë, teksa e shohin veten tre pikë pas Egnatias kryesuese, ndërkohë që kanë një diferencë prej 8 pikësh me vendin e tretë.

Të kuqtë patën një periudhë të shkëlyqer me pesë fitore radhazi, por më pas nuk e ruajtën dot vazhdimësinë. Ajo çka bie në sy është fakti se “demat” kanë më shumë se dy muaj pa pësuar humbje. Disfata e fundit për të kuqtë është regjistruar në një tetor, në transfertën e Korçës, ku Skënderbeu triumfoi minimalisht.

Partizani synon që të ruajë fronin e kampionit edhe këtë edicion, ndërkohë që krahas dy ndeshjeve të kampionatit për këtë vit ndaj Kukësit dhe Erzenit do të ketë dhe finalen e Superkupës në datën 20 dhjetor ndaj Egnatias në Arenën Kombëtare.


Top Channel

You may also like