Dy lajme të mira për Piolin, rikuperohen një mbrojtës dhe një mesfushor

by admin
Spread the love

Te Milani ka filluar numërimi mbrapsht për rikthimin e sfidave të Serie A. Në prag të transfertës ndaj Empolit, Stefano Pioli po shqyrton se kush janë lojtarët te të cilët mund të mbështet 100%.

Lajme të mira vijnë nga Davide Calabria i cili është bashkuar me grupin dhe ka lënë pas krahëve dëmtimin që e ka mbajtur jashtë fushave. Ndjesi pozitive edhe për Sandro Tonali që është drejt rikuperimit të plotë nga dëmtimi muskulor që e mbajti jashtë fushave me kombëtaren italiane.

Megjithatë, ka edhe lajme jo pozitive për Stefano Piolin. Situata e Ante Rebic dhe Divock Origi nuk duket shumë premtuese. Për të dy sulmuesit kuqezi pritet që të zhvillohen të tjera teste mjekësore pasi ende nuk janë gati për t’u rikthyer me grupin. /oversport.tv

You may also like