Dy konkurrentë të rinj, kush i bashkohet sot shtëpisë së Big Brother?

by admin
Spread the love

Aktori Elvis Pupa, nisi dyshimet se mund të bëhet pjesë e “Big Brother”. Ai pyeti ndjekësit: “Ku do kishit qejf të më shikonit tani afër, jo në rol por live, kështu “si natyra më krijoi?”, duke lënë si opsion përgjigjeje “një reality-show.”

Vetë Pupa, i shtoi edhe më shumë dyshimet me një tjetër pyetje drejtuar ndjekësve në Instagram.

“A do të donit më shumë të qeshura në “BBV Albania?”, shkroi aktori, i cili u duk sikur dha një konfirmim për hyrjen e tij në format.

Ndërsa pak minuta më parë ai e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij edhe në një video të publikuar në “Tik-Tok”. Emri tjetër që po përflitet prej disa ditësh, është moderatorja Eriola Doci.

The post Dy konkurrentë të rinj, kush i bashkohet sot shtëpisë së Big Brother? appeared first on Telemedia.

You may also like