Dy gjigantët europianë pas Rafael Leao, gati sulmi që në merkaton e janarit

by admin
Spread the love

Nëse flasim për njeriun e momentit tek ekipi i Milanit padyshim që është Rafael Leao. Në gjurmët e 23-vjeçarit për shërbimet e tij janë në garë dy gjigandët europianë Chelsea dhe PSG. Kuqezinjtë kërkojnë ta mbajnë më çdo kusht portugezin të cilit kontrata i skadon në vitin 2024.

“Blutë e Londrës” janë në avantazh ndaj francezëve duke ditur që anglezët provuan të firmosnin me lojtarin në merkaton e verës, por këmbëngulja e kampionëve të Italisë e mbajti portugezin në ekip.

PSG mund të humbasë në janar yllin e saj Kylian Mbappe, i cili dëshiron të largohet. Për këtë arsye ekipi parisien duket se do të futet seriozisht në garë për Rafael Leaon. Ky i fundit mund të jetë opsioni për të zënë vendin e francezit. /oversport.tv

You may also like