Dy emra të rinj në listën e Interit për qendrën e mbrojtjes

by admin
Spread the love

Në merkaton e verës, Interi po mendon të bëjë një revolucion në repartin e mbrojtjes. Duke pasur parasysh se kontrata e Milan Skriniar skadon në verën e vitit 2023, zikaltrit kanë menduar dy emra për qendrën e mbrojtjes. Bëhet fjalë për Rodrigo Becao dhe Evan N’Dicka.

Siç kemi parë, ky i fundit është një lojtar luftarak në mbrojtje. N’dicka ishte një nga faktorët kryesorë tek Frankfurti në fitimin e Europa League sezonin e kaluar. Kjo gjë e ka bërë Interin ta shënojë emrin e tij në listë dhe ndoshta të nisë bisedimet që në merkaton e janarit. Për 23-vjeçarin i Eintracht Frankfurt, ka pasur interes dhe nga rivali i zikaltërve, Juventusi.

Për sa i përket mbrojtësit Rodrigo Becao, në merkaton e kaluar për të patën interesim klube si Torino, Everton dhe Fenerbahce. Asnjë nga këta të fundit nuk ofroi 10 milionë euro, aq sa kërkoi Udinese. Për zikaltrit kjo nuk do ishte një shifër e lartë për një investim për të ardhmen. /oversport.tv

Foto: Evan Ndicka, Instagram

You may also like