Dy emigrantë vdesin pasi përmbysen anijet afër ishullit italian Lampedusa – Shqip

by admin
Spread the love

Një grua dhe foshnja e saj njëvjeçare nga Bregu i Fildisht kanë vdekur, pasi që dy anije me emigrantë u fundosën në ishullin italian të Lampedusas. Më shumë se 30 persona janë zhdukur ka raportuar Agjencia e Migracionit e OKB-së.

Dy varkat ishin nisur nga porti Sfax në Tunizi me nga 48 dhe 42 persona përkatësisht.

Po ashtu, rojet bregdetare kanë shpëtuar 57 migrantë kur mjetet lundruese u fundosën të shtunën.

Shefi i policisë italiane, Emanuele Ricifari, i cili është në krye të hetimit, tha për mediat lokale se trafikantët do ta duhej ta dinin se parashikohej që deti të ishte i trazuar.

“Kushdo që i ka lejuar apo i ka detyruar të largohen me këtë trazirë të detit është një i çmendur e kriminel i paskrupullt”, tha Ricifari, shkruan CNN, transmenton Klankosova.tv

You may also like