Dusan Vlahovic është zyrtarish i Juventusit, zgjedh numrin e Ronaldos

by admin
Spread the love

Tashmë është edhe zyrtare, Dusan Vlahovic është një lojtar i Juventusit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare.

Në të thuhej se sulmuesi serb ka nënshkruar një kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2026. Ai u ble nga Fiorentina për shifrën e 70 milionë eurosh e cila do të paguhet në tre këste nga Juventusi. Gjithashtu në deklaratën e publikuar nga klubi, bëhet me dije se do të ketë edhe një bonus që arrin deri në 10 milionë euro nëse arrihen objektivat e vendosura, ndërsa për taksën e solidaritetit të vendosur nga FIFA, “Zonja e Vjetër” do të paguajë 11,6 milionë euro.

Ajo që ra më shumë në sy është numri i zgjedhur nga lojtari. Sulmuesi serb do të mbajë veshur fanellën me numrin 7. I fundit që e ka mbajtur këtë numër te “Zonja e Vjetër” është Cristiano Ronaldo. /oversport.tv

You may also like