Durrës/ 44-vjeçari qëllon me armë drejt një banese

by admin
Spread the love

Një 44-vjeçar në Durrës ka rënë në prangat e policisë pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë në drejtim të banesës së një 29-vjeçari. Policia bën me dije se fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Edhe pse 44-vjeçari ka arritur të largohet me shpejtësi nga vendngjarja, brenda pak minutash ai është kapur dhe është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese, identifikohet dhe brënda pak minutash kapet e shoqërohet në ambientet e Policisë, autori i dyshuar.

Në lagjen nr.15, Durrës, shtetasi S.M., 44 vjeç, duke qarkulluar me automjet, si pasojë e një konflikti për motive të dobta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit E. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Autori i dyshuar i ngjarjes, pasi ka qëlluar me armë është larguar me shpejtësi por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, brenda pak minutash është kapur dhe është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

You may also like