Duro: Vendi i dytë është historik për Laçin, u stresova nga era

by admin
Spread the love

Laçi arriti një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi përballë Dinamo që i jep më shumë siguri për kupat e Europës. Pas ndeshjes, trajneri i Laçit, Shpëtim Duro u ndal përpara mikrofonave të “Super Sport” për të komentuar edhe takimin e zhvilluar.

“Kushtet e këqija e vështirësonin shumë. Hëngrëm një gol gjatë kohës që Dinamo nuk erdhi një herë në port. Duhet ta mbyllnim ndeshjen më përpara. Kur nuk shënon do të ndëshkohesh”.

EKIPI- “Mentori dihet çfarë kualiteti ka, edhe Guindo po ashtu. Adeleke ka ardhur në ritmin e duhur. Ky tre pikësh na jep edhe qetësi. Bën që gjërat të rregullohen dhe gradualisht”.

NDESHJA- “Kam qenë i stresuar se ka qenë një erë skandaloze, nuk të linte të luaje. Fati që shënuam që në momentet e para. Kishte tension dhe nervozizëm. Dinamo luante ndoshta shansin e fundit. Për mua Dinamo është në Kategorinë e Parë. Brenda Dinamos ka lojtarë me kualitet. Nuk e meritonte të shkonte në këtë situatë”.

VENDI I DYTË- “Vendi i dytë është një arritje historike për Laçin. Do të luftojmë. Asgjë s’ka mbaruar. Do të jetë një luftë e ashpër deri në fund”. /oversport.tv

You may also like