Duro për Oversport: Të harrojmë ndeshjen e parë, kërkojmë finalen  

by admin
Spread the love

I rikthyer pas 7 muajsh në skuadrën të cilën e projektoi po vetë, Shpëtim Duro kërkon maksimumin nga Laçi në këtë fund sezoni. Trajneri veteran i cili rimori drejtimin e skuadrës në barazimin pa gola kundër Vllaznisë në kampionat, përqëndrohet tani në Kupë atje Laçi ka bërë gjysmën e punës pasi ka mundur në takimin e parë gjysmëfinal Teutën 2-1.

Arritja në finale është objektivi kryesor i momentit për teknikun Duro që tregon për Oversport edhe ndjesitë e rikthimit.

“Normalisht kjo është skuadra që unë kam lënë para 7 muajsh totalisht, s’kishte asnjë ndryshim, sipas organikës. Rikthimi ishte normal. Skuadra është në gjendje të mirë, edhe në Shkodër treguam vlera si skuadër, por ka qenë problemi psikologjik sepse u bëmë shumë ndeshje pa fituar dhe mendoj se ka ndikuar negativisht. Gjithsesi jemi mirë.

“Pas ndeshjes që është zhvilluar në Durrës, nuk duhet të marrim parasysh pse skuadra ka fituar në Durrës, duhet të futemi në pozita të barabarta. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, por edhe për Teutën. Duhet të harrojmë ndeshjen e parë e të kemi përqëndrim maksimal në këtë takim”.

Mungesat nuk duhet të jenë alibi për skuadrën thotë Shpëtim Duro i cili e sheh Kupën si një bonus të mirë për të siguruar Kupat e Evropës.

“Kemi probleme, kemi dëmtime. Sigurisht ndeshjet janë të njëpasnjëshme, kemi mungesa të rëndësishme, por në kemi edhe lojtarë që mund t’i zëvendësojmë dhe kam besim te lojtarët e tjerë.

Është një ndeshje e rëndësishme sepse po u kualifikuam, finalja është pas kampionatit. Ka një bonus për ndeshjen finale. Kështu që do të përqëndrohemi te ndeshja e nesërme, pastaj duke u përqëndruar edhe te ndeshjet e kampionatit”.

Laçi do të pres Teutën në shtëpi këtë të mërkurë në orën 14.45 dhe në rast suksesi do të luajë në finale me fituesin e çiftit Partizani-Vllaznia. /oversport.tv

You may also like