Duro: Një arritje historike, tani duam të fitojmë Kupën e Shqipërisë

by admin
Spread the love

Laçi ka siguruar vendin e dytë në renditjen e Superiores dhe trajneri Shpëtim Duro është shumë i kënaqur për arritjen e këtij objektivi. Në emisionin “Gol pas Goli”, tekniku i kurbinasve ka thënë se skuadra e tij synon edhe trofeun e Kupës.

“Sigurisht që ishte objektivi ynë real, sepse është hera e parë që skuadra e Laçit arrin vendin e dytë si nënkampion i Shqipërisë, ky ishte objektivi i parë pas sa i përket Europës kishim kohë që e kishim siguruar. Pjesa më e madhe nga ju lojtarët e stolit nuk i njohin, por unë i njoh se i kam marrë vetë, si Qato, Spahiu që është i talentuar. Janë lojtarë që nuk janë njohur shumë, por që e ndihmojnë jashtëzakonisht shumë skuadrën.

“E thashë synimi i parë ishte që arritëm të shpalleshim nënkampion, e dyta është Kupa, sa i përket të ardhmes janë objektivat që kemi afër, pastaj presim. Nuk ishte e thjeshtë sepse ne duhet të fitonim që të arrinim vendin e dytë, pashë një Kastriot që ishte shumë i karikuar për të treguar veten, por ne dominuam, ishte një papërgjegjësi penalltia, por ne dominuam lojën.

E ardhmja nuk i dihet, por si Qato, Spahiu e Ujka janë lojtarë shumë të mirë që mund të zëvendësojnë, Deliu dhe Shehu janë lojtarë që kanë kontribuuar shumë te Laçi, por nëse do të kenë ofertë do ishte një hap përpara, por kanë kontribuuar shumë për skuadrën e Laçit”, ka thënë Duro. / Oversport.tv

You may also like