Dumfries ndez derbin: Milani nuk më tremb, jemi favorit për titullin kampion

by admin
Spread the love

Transferimi i tij në verë nga PSV u konsiderua si një nga blerjet më të mira të Interit pas largimit të Hakimi dhe Lukaku. Megjithatë, Denzel Dumfries pati vështirësi të shumta në fillimet e tij për tu përshtatur me ekipin. Dhe pikërisht nga vështirësitë, Dumfries nis një intervistë për La Gazzetta dello Sport.

“Gabimi ndaj Juventusit, në një nga ndeshjet më të rëndësishme të vitit, ishte momenti më i vështirë. Përfshirja në atë episod bëri të më dukej sikur bota të binte mbi mua.

Megjithatë të nesërmen , ndjeva ndihmën e klubit dhe u përpoqa të rifitoja ekuilibrin tim mendor. Një javë më pas në Empoli, D’Ambrosio shënoi dhe erdhi të më përqafonte. Nuk më kishte ndodhur kurrë, ishte një tronditje pozitive, një emocion. Kuptova që të gjithë ishin në anën time.”

Dumfries foli më pas për modelet e tij, duke përmendur një ish-zikaltër të madh: “Interi ka pasur gjithmonë lojtarë të jashtëzakonshëm në krahun e djathtë, por i pari që më vjen në mendje është Maicon.

Do të doja t’i afrohesha sa më shumë niveleve të tij. Hakimi? Ai është një lojtar fantastik, por unë nuk ndihem si dikush që ka zënë vendin e tij. Më duhet vetëm të punoj dhe të provoj veten”.

Së fundi, holandezi ndezi edhe derbin e Milanos të planifikuar për të shtunën e ardhshme në orën 18:00 “Askush nuk më tremb nga Milani. Ibrahimovic është sigurisht një lojtar i madh, por nuk më pëlqen të flas për kundërshtarët. Derbi është një ndeshje unike, e kam parë nga Holanda. Në ndeshjen e parë, edhe pse në stol, ndjeva një atmosferë të çmendur.

Scudetto? Nuk na shqetëson fakti se jemi favoritët, është një ndjenjë e mirë.” /oversport.tv

You may also like