Dumfries: Kalimi te PSV ishte thelbësor për t’u bërë një lojtar ndërkombëtar

by admin
Spread the love

Denzel Dumfries ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s ku është fokusuar kryesisht tek eksperienca e tij me kombëtaren holandeze. Gjatë intervistës ai tregoi edhe një moment ku anëtarët e federatës morën një mesazh prej tij dhe menduan se ishte diçka e çuditshme.

“Isha absolutisht i bindur se do të arrija ekipin kombëtar. Kalimi te PSV ishte thelbësor për t’u bërë një lojtar ndërkombëtar. Pavarësisht se nuk fitova tituj, u përmirësova shumë dhe arrita në Champions dhe në Kombëtare”.

Më pas duke folur për ëndrrën që u realizua me fanellën e holandës, ai shtoi: “Ashtu ishte, isha i bindur se mund të luaja për kombëtaren. Kur kontaktova Federatën e Futbollit për të zbuluar nëse mund të luaja për Holandën, ata menduan se ishte një mesazh i çuditshëm, duke marrë parasysh se isha duke luajtur për Barendrecht”. /oversport.tv

You may also like