Dumfires rikthehet në radarët e Chelsea, për Sanchez interesohet Napoli

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Denzel Dumfries mund të jetë lojtari i sakrifikuar nga Interi në merkaton e verës. Pasi sfumoi mundësia për të shitur Milan Skriniar te PSG, zikaltrit kanë nisur bisedimet me Chelsea për Dumfries.

Për këtë të fundit Interi nuk negocion për një shifër më të ulët se 40 milionë euro. Nga ana tjetër Chelsea preferon që të ulë çmimin duke marrë parasysh edhe rinovimin e huazimit të Romelu Lukaku për një tjetër sezon.

Gjithashtu Interi shumë shpejt mund të largojë nga ekipi edhe të padëshiruarin, Alexis Sanchez. Pasi refuzoi ofertën e Marseille dhe shumë e Interit për të prishur kontratën, për kilianin ka shfaqur interes Napoli. Megjithatë ende nuk ka pasur lëvizje zyrtare në këtë drejtim. /oversport.tv

You may also like