“Duket sikur keni ndryshuar”, Ylli Rakipi vë në siklet Jozefina Topallin, ja reagimi i saj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Jozefina Topalli ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u pyet nga Ylli Rakipi se cilat janë pozitat e saj brenda Partisë Demokratike dhe përse qëndron më e tërhequr.

Ylli Rakipi: Përse nuk jeni ju e përfshirë në vendimarrje në PD? Duket sikur Jozefina Topalli ka ndryshuar.

Jozefina Topalli: Unë nuk kam qenë vizive. Pjesa tjetër, nuk ndryshon njeriu.

Ylli Rakipi: Nuk ndryshoni ju, por a kanë ndryshuar të tjerët?

Jozefina Topalli: Hapja e partisë është proces. Ju doni opozitë të fuqishme, me figura të reja, me autoritete morale. Është e natyrshme. Mendon se kjo arrihet për një vit? Lëri kohën e duhur. Janë tre fushë beteja. Struktura, protestat, primaret.

Më erdhi në zyrë kur isha Kryetare Kuvendi, kryetarja e Dhomës së Lordëve. Unë po i flisja për demokracinë shqiptare. Ajo kishte filluar jetën politike 20 vjeç. Pas më dëgjoi me respekt, më tha kemi 1 mijë vjet demokraci. Në këto 1 mijë vjet, sa koka mbretërish janë prerë?

Ne pretendojmë që për 30 vjet të bëjmë gjithcka. Po përpiqemi të rekuperojmë.

You may also like