Duke uruar shumë suksese, të pres…

by admin
Spread the love

Mbrëmjen e kaluar ngriti siparin Festivali i 61-të i Këngës në RTSH, që u drejtua nga moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, të cilën e lidhim më shumë me programin “Big Brother Albania”. Prezantuesja shqiptare ia doli më së miri të moderonte natën e parë të festivalit.

Urimet në fillim të programit kanë qenë të shumta për prezantuesen e njohur, duke i uruar fat në këtë eksperiencë të re. E sigurisht, një mesazh urimi, i shoqëruar nga një buqetë lulesh nuk ka munguar as nga një prej trashëgimtareve të Top Channel, Sara Hoxha, e cila e ka uruar në një mënyrë shumë të veçantë.

“Arbanës, duke i uruar shumë suksese, të pres të shtunën. Sara Hoxha”- shkruan në kartolinën e urimit producentja e Big Brother VIP Albania, që e bën gati kështu për të shtunën e 24 dhjetorit, që përkon me natën e parë të reality show-t të shumëpritur nga shqiptarët.

Pak kohë më parë, u përfol për një krisje të marrëdhënieve mes Arbanës dhe motrave Hoxha, por çdo gjë u hodh poshtë nga vetë moderatorja në një intervistë pak javë më parë. Edhe ky gjest i Sarës pak para fillimit të natës së parë të Festivalit vulos gjithçka.

You may also like